Shuarje e Dorëzanive.
Avokati ka një experience të madhe në çështjet gjyqësore përsa iu përket shuarjes së dorëzanisë. Dorëzania në vetvete është një mjet me të cilin kreditori garanton detyrimin e marrë nga debitori, nëpërmjet dorëzanësit. Praktika e kreditorëve ( Bankave) në Shipëri ka treguar se kontrata e dorëzanisë gjendet në të njëjtën kontratë me mërrëdhënien e kredisë, pra kryhen dy veprime juridike në të njetin akt. Ky fakt nuk kryhet rastësisht nga kreditorët, por me qëllimin e vetëm, që në rastin e mospagimit të debisë, pasi nxirret pranë Gjykatës edhe urdhri I ekzekutimit për kontratën e kredisë bankare ( I cili është titull), atëherë kreditori mund ta ekzekutojë këtë titull si ndaj debitorit ashtu edhe ndaj dorëzanësit në të njëjtën kohë. Ky veprim, I parë në praktikë rëndom nga ana e përmbaruesve dhe kreditorëve, nuk është në mbështetje të ligjit, pasi dorëzania në vetvete është një marrëdhënie e mëvetshme midis kreditorit dhe dorëzanësit dhe ligji ka përcaktuar qartë se kush është rruga ligjore që duhet të ndiqet nga kreditorët per ekzekutimin e detyrimit ndaj dorëzanësit dhe konkretisht rruga e vetme është padia e themelit në gjykatë.
Ligji ka përcaktuar qartë se ç’farë ekzekutojmë me urdhrin e ekzekutimit që nxirret për kontratën e kredisë dhe konkretisht:
“Urdhëri i ekzekutimit kundër debitorit mund të vihet në ekzekutim edhe kundër personit të tretë, që për sigurimin e detyrimit ka ngarkuar me barrë sipas ligjit një send të tij, kur kreditori kërkon ekzekutimit mbi këtë send”.
Sipas përmbajtjes së kësaj dispozite, konstatojmë që urdhëri i ekzekutimit i lëshuar nga ana e gjykatës me kërkesë të kreditorit, ndaj palës debitore, për titullin ekzekutiv kontratë kredie, ka efekt edhe ndaj një personi të tretë që kundrejt detyrimit ka ngarkuar me barrë një send. Në analizë të togfjalëshit “ka ngarkuar me barrë sipas ligjit një send të tij”, themi se: – sendi ngarkohet me barrë ose nëpërmjet pengut (për sendet e luajtshme), ose nëpërmjet hipotekës (për sendet e paluajtshme). Që do të thotë se: – urdhëri i ekzekutimit i shtrin efektet ndaj debitorit kryesor, penglënësit dhe hipotekuesit. Ky nen përjashton shtrirjen e efekteve të urdhërit të ekzekutimit, të lëshuar në bazë të titullit ekzekutiv kontratë kredie, ndaj dorëzanësit, ndaj të cilit duhet zhvilluar një gjykim themeli për kërkimin e përmbushjes së detyrimit prej tij. Dhe, në përfundim të gjykimit të themelit, me lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për vendimin gjyqësor të formës së prerë, i cili ngarkon të paditurin dorëzanës me përmbushjen e detyrimit, kreditori mund të kërkojë ekzekutimin e detyrueshëm të këtij vendimi pranë përmbaruesit gjyqësor.
Neni 600 i Kodit Civil parashikon: “Dorëzania shuhet në qoftë se kreditori nuk ka ngritur padi kundër dorëzanesit brenda gjashtë muajve nga dita e mbarimit të afatit të ekzekutimit të detyrimit”.
Ligjvënësi, nga vetë formulimi i dispozitës dhe përmbajtja e saj (neni 600 i KC), ka parashikuar një afat prekluziv, kalimi i të cilit passjell dhe shuarjen e dorëzanisë. Pra, pas lëshimit të urdhërit të ekzekutimit, kreditori (banka), bazuar në të drejtën e saj për kërkimin e pagimit të plotë dhe të menjëhershëm të të gjithë detyrimit, duhej të ngrëjë padi ndaj dorëzanësit brenda 6 muajve, nëse do të kërkojë përmbushjen e detyrimit prej dorëzanësit.
Duhet kuptuar që: – lehtësirat e ofruara për bankat, në kuptim dhe në bazë të nenit 510 të Kodit të Procedurës Civile, i referohen vetëm akteve për dhënie kredie bankare të cilat janë akte të veprimeve juridike të realizuara mes subjekteve bankë dhe kredimarrës. Në këtë kuptim, lehtësirat për bankën ofrohen tërësisht kundrejt kredimarrësve kryesorë, të cilët janë ata që kanë përfituar nga kreditë e dhëna, ndërkohë që dorëzanësi është një subjekt i ndryshëm nga kredimarrësi dhe si i tillë i nënshtrohet rregullimeve ligjore mbi dorëzaninë, përfshirë dhe mekanizmave mbrojtës për të. Për këtë arsye, vlen të theksohet që lehtësirat e kreditorit përkundrejt kredimarrësve nuk shtrihen kundrejt dorëzanësit.
Në qoftë se ç’do shtetas/e është dorëzanëse në një kontratë kredie bankare dhe gjendet përballë faktit se I është vënë sekuestro nga përmbaruesi për shkak të kësaj dorëzanie, ka të drejtë të kërkojë në gjykatë shuarjen e dorëzanisë, referuar nenit 600 të K.Civil.
Disponojmë disa vendime të Gjtykatave të Apelit, Tiranë dhe Gjirokastër ( të cilat I ka përfaqësuar avokati) që në unison kanë pranuar kërkesë-paditë me objekt: Shuarje Dorëzanie.