Çështjet Penale
Fusha penale përfshin një gamë të gjerë veprash dhe eksperienca duhet e lartë. Avokati ka një eksperiencë 10 vjecare në këtë fushë, pasi është edhe fusha ku ka nisur avokatinë. Përfaqësimi apo konsulenca për proceset penale duhet të jetë profesionale pasi humbja e një mjeti procedurial në gjykim apo në hetimet paraprake, bën humbjen e një të drejte, të cilën nuk mund ta kërkosh dy herë.
Asistenca e avokatit për proceset penale fillon që në hetimet paraprake në organin e Prokurorisë, pasi që një cështje penale të mbrohet sic duhet, zanafilla e mbrojtjes duhet të fillojë gjatë hetimeve paraprake ku subjekti ndaj të cilit zhvillohen hetimet ( në rastet kur ka dijeni) të kërkojë të merren prova, të sigurohen, apo c’do kërkesë tjetër që do të jetë e arsyeshme nga avokati. Kjo qasje bën që për pesonin në hetim të sigurohet ç’do mjet procedurial dhe të përdorë ç’do të drejtë që ligji i jep për ta ushtruar.
Në lidhje me gjykimin, në qoftë se gjatë hetimeve siç shprehëm më sipër do të jemi aktiv dhe formal atëherë në gjykim do të jemi shumë më të përgatitur dhe të qartë për mënyrën se si do të ‘futemi’, në lidhje me llojin e gjykimit.
Është shumë e rëndësishme që në gjykimin penal të vlerësohet se sa provueshmëri ka prokuroria ndaj veprës, pasi kjo e fundit sipas ligjit ka ‘barrën e provës’ që të provojë fajësinë përpara Gjykatës, sepse deri në dhënien e vendimit ç’do i pandehur prezumohet i pafajshëm.
Vërtet se fundmi në analizë të proceseve gjyqësore, më shumë se 90% e tyre zhvillohen me gjykim të posaçëm i cili është gjykimi i shkurtuar dhe ky gjykim ligjërisht nuk paragjykon fajësinë apo pafajësinë, por në vetvete nuk të lejon të shqyrtosh provat përpara gjykatës dhe i pranon ato. Ky lloj gjykimi ka vetëm një moment i cili i volitet personave që janë me masë arresti, pasi në përfundim të gjykimit ul 1/3 e dënimit. Normalisht për një dënim sa më të shkurtër shumëkush zgjedh gjykimin e shkurtuar edhe kur për të, provat nuk janë fort bindëse.
Ky standart i vendosur nga drejtësia, heq të drejtën e shumë shtetasve për një proces gjyqësor efektiv, pasi në qoftë se personat nën hetim gjatë gjykimit janë në masë sigurimi ‘arrest në burg’ atëherë inetresi i tyre është të fitojnë lirinë sa më shpejt edhe në qoftë se cilwsohen fajtor me vendim. Pra inetresi i shtetasve është që të kalohet sa më pak kohe në burg dhe është qëndrim i natyrshëm i njeriut.
Shpjegova faktin e mësipërmë që të kuptohet se, në qoftë se kërkoni një mbrojtje ligjore në proces penal, sa më profesionale, kjo mbrojtje duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ç’do ditë e kaluar gjatë hetimeve është një e drejtë e humbur të cilën nuk e rikuperon dot më.
Përvec personave nën hetim penal, apo të pandehur, të drejtën për tu mbrojtur me avokat e kanë edhe viktimat e veprave penale apo trashëgimtarët e tyre ku edhe këta njësoj si të lartëpërmendurit, kanë të drejtat e tyre proceduriale qoftë gjatë hetimit të veprës penale gjithashtu edhe gjatë gjykimit.
Viktimat apo trashëgimtarët jo gjithmonë mund të kenë interes për dënimin e lartë të të pandheurit, por viktimat ose trashëgimtarët e tyre, mund të kenë interes te vendimi penal, në lidhje me shpërblimet e dëmit të krijuar nga vepra penale ku në vetvete vendimi penal, ndikon mbi qëndrimin civil në të ardhmen dhe pa të, nuk ka dëm. Pra shkurtimisht kërkojmë të sqaroj se përfaqësimi i viktimës apo trashëgimtarëve të tyre në procesin penal, duke filluar që në hetimet paraprake është i domosdoshëm, pasi në këtë mënyrë mbrohen interesat e ligjshëm qoftë penal ( e drejta për të vënë në vend drejtësinë nga padrejtësia e ndodhur) por edhe civil në të ardhmen.
Në përfundim sqaroj se ç’dokush që mund të ketë një proces penal apo hetim penal, nuk duhet të ngurojë apo neglizhojë për tu konsultuar me një mbrojtës ligjor, pasi ç’do ditë e kaluar është një e drejtë e mohuar.
Avokati këto lloj çështjesh i ndjek me parapagim, i cili bëhet në varësi të marrëveshjes me klientin.