Çështjet familjare, zgjidhja e martesës (divorci) etj…
Në bazë të ligjit martesa është një bashkësi ligjore e cila mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashëkshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok si baza e unitetit në familje. Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit.
Martesa në Republikën e Shqipërisë mund të zgjidhet ligjërisht në dy forma;
Në rastin e parë kërkesa për zgjidhjen e martesës bashkë me projekt marrëveshjen, paraqitet në gjykatë. Gjykata në fillim dëgjon veç e veç secilin nga bashkëshortët, mandej i dëgjon bashkarisht dhe pas këtij momenti fton mbrojtësit e secilit bashkëshort në diskutim. Duhet pasur parasysh që për secili bashkëshort duhet të ketë mbrojtësin përkatës.
Në rastin e zgjidhjes së martesës me kërkesën e njërit bashkëshort, kjo formë zgjidhje është forma më e përdorur në praktikën tonë dhe forma më klasike, pasi shumica e zjidhjeve të martesave bëhen në këtë mënyrë.
Në zgjidhjen e martesës në këtë formë gjykata në bazë të ligjit, në seancën e parë kryen seancën e pajtimit, ku është e detyrueshmë të marrë pjesë pala paditëse. Në rastin kur i paditur nuk paraqitet seanca e pajtimit shtyhet në një datë tjetër me qëllimin që ti jepet mundësi të paditurit të marrë pjesë në seancën e pajtimit. Në qoftë se i padituri nuk paraqitet edhe pas njoftimit të dytë, atëherë gjykata vazhdon me procesin e zgjidhjes në mundesë të të paditurit.
Sqarojmë se me zgjidhjen e martesës kryhen edhe disa kërkesa të tjera të cilat regullojnë pasojat e zgjidhjes së martesës të cilat jane; lënia për ritje dhe edukim e fëmijëve të mitur, pagesa e pensionit ushqimor fëmijëve të mitur, pagesa për edukim dhe arsimim e fëmijëve, shpenzimet për jetesën e bashkëshortit nevojtar, mbajtjen e mbiemrit para martesës si dhe likujdimin e regjimit pasuror martesor.
Shërbimi imësipërm asistohet nga avokati me profesionalizëm dhe eksperiencë të larte duke bërë që mos të humbasë asnjë e drejtë në këto lloj proceseh kaq sensibël dhe delikate.

- Me marrëveshje midis bashkëshortëve, pra kur të dy bashkëshortët kanë rënë dakort për ta zgjidhur martesën me marrëveshje dhe këtë marrëveshje e formalizojnë në projekt marrëveshje i cili duhet të rregullojë të gjitha pasojat e zgjidhjes së marrëveshjes.
- Me kërkesën e njërit prej bashkëshortëve , pra kur secili nga bashkëshortët mund të kërkojë në gjykatën kompetente zgjidhjen e martesës ligjore në rastet kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjeve mendore të pashërueshmë, si dhe për c’do shkak tjetër qëbën që jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe në këtë mënyrë martesa e ka humbur në vetvete qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.