Shpërblimet e Dëmit Shëndetësor nga Aksidentet Rrugore.
Avokati është i specializuar në rastet e trajtimit të dëmeve shëndetësore nga aksidentet automobilistike. Këto dëme konsistojnë në dëmtimin e shëndetit fizik në aksidentet rrugore, ku shtetasit/et e ndryshëm janë të përfshirë, qoftë si drejtues mjetesh (motor, makine, kamion, pra c’do mjet që qarkullon dhe detyrohet të sigurohet ne bazë të ligjit 32/2021) qoftë si pasagjerë në këto mjete. Për personat të cilët janë dëmtuar fizikisht nga një aksident të cilët kanë qenë pasagjerë në mjetin e përfshirë në aksident, e drejta për dëmshpërblimin financiar nuk varet nga kushti i fajësisë së drejtuesit, pasi sipas ligjit, këta persona e përfitojnë automatikisht. Drejtuesit e mjeteve të përfshira në një aksident rrugor dhe të cilët kanë pësuar dëmtime fizike, përfitojnë dëmshpërblim financiar vetëm në rastin kur nuk janë deklaruar përgjegjes apo fajtor për shkakun e aksidentit, pra drejtuesi i mjetit i cili është shkaktar i aksidentit nuk përfiton.
Rastet janë të shumëllojshme dhe zgjidhjet janë dinamike pasi nuk vlerësohen në mënyrë apsolute njësoj, sepse ç’do rast nuk i ngjan tjetrit dhe trajtimi nga një njohës i kësaj fushe bën që përfituesi i dëmshpërblimit të përfitojnë vlerën sa më të volitshme dhe reale që ligji parashikon.
Avokati rastet i trajton me bashkëpunëtorët e tij të cilët janë të fushave të ndryshme si; mjek ligjor, ekspert autoteknik, vlerësues dëmesh etj…
Pra rëndësia e trajtimit të këtyre rasteve nga avokati, bën që vlera e dëmshpërblimit të jetë një vlerë që mbulon shpenzimet e kryera për rehabilitimin nga trauma dhe një vlerë që ndihmon të dëmtuarin ti kthehet jetës së mëprëshme.
Kompanitë e sigurimit të cilat janë subjekti që trajtojnë dhe paguajnë dëmet, kanë gjithmonë interesin të paguajnë sa më pak për dëmet dhe kjo qasje është normale, por interesi i të dëmtuarit është të dëmshpërblehet në vlerën reale të dëmit, me qëllim që dëmet të amortizohen deri në shërimin e plotë të të dëmtuarit. Ky fakt bën që c’do rast qoftë i vogël apo i madh të trajtohet nga ekspertë dhe me seriozitet, pasi në të kundërt nuk do të përftohet vlera që duhet dhe vlera që parashikon ligji.
Në rastin kur personat e dëmtuar nga akidenti kanë dëmtime të përherëshme të cilat cilësohen si ‘paaftësi e përherëshme’, referuar ligjit përfitojnë dëmshpërblim si ata, po ashtu edhe familjarët e tyre.
Në rastin kur nga aksidenti ka ndërruar jetë një person, atëherë përfitues të dëmshpërblimit janë trashëgimtarët e tij.
Shuma e dëmshpërblimit në vetvete përfshin brenda shpërblimin për dy lloj dëmesh, në dëm pasuror dhe në dëm jopasuror. Dëmi pasuror konsiston në dëmin e pësuar, fitimin e munguar dhe gjithashtu në shpenzimet që individti i duhet të pagujë për tu minimizuar dëmi. Ndërsa dëmi jo pasuror ndahet në tre figura; dëm biologjik, dëm moral dhe dëm ekzistencial. Secila nga këto figura dëmi jopasuror përfaqëson në vetvete një figurë të vecuar të llojit të dëmeve të cilat ligjvënësi i ka përcaktuar në këtë mënyrë me të vetmin qëllim, rikuperimin dhe rehabilitimin sa më gjithpërfshirës, të të dëmtuarit apo të përfituesve të dëmshpërblimit.
Duhet të kihet parasysh se e drejta për të përfituar dëmshpërblimin nuk është një e drejtë e shtrirë në kohë pa limit, por ligjvënësi ka përcaktuar një afat prekluziv dhe subjektet përfitues duhet të jenë sa më të kujdesshëm në lidhje me kohën.
Shpjegimi i mësipërm dhe gjithë procedura e dëmshpërblimit në vetvete do njohuri të caktuara dhe të posacme, ku individët që nuk kanë njohuri për këto procedura nuk duhet ti trajtojnë. Pra zgjidhja e vetme dhe efikase për të përfituar një dëmshpërblim të drejtë referuar ligjit, është trajtimi i këtyre rasteve nga një avokat i fushës.
Në lidhje me kostot e avokatit për këtë shërbim, shprehim se ky shërbim bëhet pa parapagim nga avokati, pra personi nuk paguan asnjë kosto për përfitimin e dëmshpërblimit, avokati paguhet me tarifë suksesi, e cila konsiston në faktin që avokati paguhet nga klienti pasi klienti ka përfituar shumën e dëmshpërblimit. Avokati paguan c’do shpenzim procedurial apo gjyqësor që nevojitet për përmbushjen e porosisë.
Në rastin kur nuk ka sukses, nuk paguhet asgjë.