Real Estate

Per këdo që kërkon të operojë në fushën e tregut imobiliar, pra që do të blejë një pronë të paluajtshme, ofrojmë shërbim, që nga sigurimi i pronës, kontrolli i historikut të saj dhe ç’do shërbim tjetër që do të duhet për përfundimin e transaksionit. Këtë shërbim e ofrojmë në bashkëpunim me ekspertët në fushën e tregut imobiliar dhe gjithashtu ekspertë të fushës kadastrale.

Tregu imobiliar në Shqipëri vitet e fundit ka pësuar një zhvillim të madh, ku ka ndryshuar qasjen e mënyrës së funksionimit të tij, nga një treg informal po kalon në një centralizim të plotë. Kjo për faktin se me zhvillimin e vendit edhe transaksionet zhvillohen, pasi sektori i ndërtimit ka pësuar rritjen më të madhe këto vite.

Ky zmadhim i tregut dhe kjo shumllojshëmri transasksionesh bën që transaksionet e vlerave të mëdha të duan edhe siguri të madhe, siguri e cila arrihet duke pasur parasysh se gjithë procedura e transaksionit(para, gjatë dhe pas) të operohet nga njohës ligjor dhe procedurial, me qëllim që investitori të jetë sa më i sigurt ne transaksionin e tij.

Shtetasit e huaj të cilët duan të blejnë një shtëpi apo apartament në zonat bregdetare, janë një prej target grupeve të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe asistencë ligjore për kryerjen e procedures së transaksionit të një pronë të paluajtshme, këta persona pa hezitim mund të kontaktojnë me avokatin për ti bërë të mundur qoftë një konsulencë online në gjuhët anglisht dhe italisht.

Investitorët e huaj të cilët kërkojnë të blejnë një pronë për zhvillim biznesi ( si hotel psh) e kanë poashtu të domodoshme një konsultim dhe asistim ligjor në këtë fushë, pasi investimi duke asistuar me profesionistë është i sigurtë.

Pagesa për këto shërbime nuk kryhet paradhënie por në përfundim të shërbimit në bazë të marrëveshjes paraprake me shkrim midis klientit dhe avokatit.

Jemi cdo ditë në shërbimin tuaj! Kontaktoni!